Luis Enrique i shtyn bisedimet me Napolin

Luis Enrique i shtyn bisedimet me Napolin

11:48, 30/05/2023

Burime të shumta të mediave në Itali pohojnë se Luis Enrique nuk është plotësisht i bindur nga oferta e Napolit, kështu që ai i ka pezulluar negociatat me Partenopei, ndërsa Brazili del si një konkurrent i ri për trajnerin spanjoll.

Ish-trajneri i Romës është kandidati kryesor për të zëvendësuar Luciano Spallettin në sezonin 2023-2024.

Trajneri i lindur në Certaldo konfirmoi largimin e tij nga Napoli të hënën.

Luis Enrique është emri i parë në agjendën e Napolit, por si "Gazzetta dello Sport", ashtu edhe "Il Corriere dello Sport" pohuan sot (e martë) se oferta e klubit nuk e bind spanjollin.

Të dyja gazetat pretendojnë se paratë nuk janë problemi, por ‘Lucho’ i ka pezulluar bisedimet sepse dëshiron një vizion të qartë të planeve të klubit.

Sipas edicionit të sotëm të "Gazzetta dello Sport", Luis Enrique dëshiron të jetojë një ‘përvojë të veçantë’.

53-vjeçari ka refuzuar ofertën e Chelseat dhe ka disa admirues në Premier League.

Media italiane shton se Brazili është gjithashtu i interesuar për ish-trajnerin e Romës dhe Barcelonës.

"Il Corriere dello Sport" konfirmon se Enrique po merr kohë përpara se të marrë një vendim përfundimtar.

Vincenzo Italiano i Fiorentinës dhe Thiago Motta i Bolognës janë përmendur si alternativat e Napolit nëse spanjolli refuzon ofertën e Napolit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco