Futi fanellën e Juventusit brenda pantallonave, Leao u kërkon falje tifozëve

Futi fanellën e Juventusit brenda pantallonave, Leao u kërkon falje tifozëve

10:02, 30/05/2023

Rafael Leao ka tërbuar tifozët e Juventusit me veprimin e kryer në fundin e ndeshjes.

Milani fitoi 0-1 në Torino me golin e Giroud dhe siguroi kualifikimit në Champions League për të tretin vit radhazi.

Ylli portugez ndërroi fanellat në fundin e takimin dhe atë bardhezi e futi brenda pantallonave.

Leao është përballur me zemërimin e popullit juventin, ndërkohë që ka reaguar duke kërkuar ndjesë.

“Nëse ndonjë tifoz ka ndjerë mungesë respekti, i kërkoj falje për veprimin tim me fanellën e Juves. Nuk kisha asnjë qëllim të keq, nuk doja të tregoja mungesë respekti. Përkundrazi, i respektoj të gjithë”, theksoi sulmuesi i kuqezinjve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco