Partizani shpallet kampion në frymën e fundit, tifozët e elektrizuar pushtojnë fushën

18:25, 29/05/2023

Partizani është shpallur kampion për herë të 17 në historinë e vet. Të kuqtë kanë mundur me shifrat 2-0 ekipin e Teutës dhe kanë siguruar trofeun e radhës duke mbyllur këtë kampionat në vendin e parë, falë rezultateve në sfidat direkte me Tiranën.

Tifozët e demave nuk u përmbajtën dot pas vërshëllimës së fundit të arbitrit dhe menjëherë pushtuan fushën duke përqafuar dhe gëzuar së bashku me të gjithë lojtarët dhe stafin e Partizanit.

Kujtojmë se ky kampionat ishte i një rëndësie shumë të veçantë pasi u vulos në ndeshjen e fundit edhe pse ishin me pikë të barabarta vetëm falë ndeshjeve direkte Partizani u shpall kampion.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco