'Lufta' për titullin, Partizani në epërsi ndaj Teutës, festa e Tiranës zgjat pak

'Lufta' për titullin, Partizani në epërsi ndaj Teutës, festa e Tiranës zgjat pak

16:44, 29/05/2023

Tirana kaloi e para në avantazh përballë Erzenit në "Niko Dovana" të Durrësit, por epërsia zgjat shumë pak. 

Haxhiu shënoi në portën e vendasve në minutën e 37 të takimit, duke kthyer festën në kampin bardhë e blu. 

Por dy minuta më pas Erzeni ekuilibron shifrat me atë të Ademi. 

Në ndeshjen tjetër, Partizani ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt titullit. 

Rrapaj në minutën e 38 shënoi në portën e Teutës, duke bërë që te "demat e kuq" të shpërthejë festa. 

Mbetet për t'u parë çfarë do të prodhojë fraksioni i dytë i lojës, në betejën në distancë mes Tiranës dhe Partizanit për titullin kampion të Abissnet Superiore. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco