Partizani-Erzeni, ja kush do të gjykojë sfidën e titullit

Partizani-Erzeni, ja kush do të gjykojë sfidën e titullit

14:50, 29/05/2023

Sot do të mbyllet Superiorja për sezonin 2022-2023 me javën e fundit, ku do të përcaktohen skuadra kampione, skuadra që bie nga kategoria dhe ajo që do të jetë në Europë.

Për këto ndeshje, janë përcaktuar edhe gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë.

Në kryeqytet, Partizani dhe Teuta do të jenë nën gjykimin e Eldorjan Hamiti i cili ishte herën e fundit në ndeshjen Vllaznia-Laçi.

Takimi përfundoi në barazim 1-1 por vendimi për të mos akorduar një penallti në fund për shkodranët, solli polemika të shumta, ndërkohë që ndeshja mes Erzenit dhe Tiranës, do të ketë Olsid Feratajn.

Takimi Egnatia-Kukësi i është besuar Olsion Yzeirajt, ndërkohë që ajo mes Bylisit e Vllaznisë, do të ketë Enea Jorgjin. Në takimin Laçi-Kastrioti, do të jetë Ardian Beqiraj ai që do të ndajë drejtësinë.

Gjyqtarët e Partizani-Teuta

Kryesor: Eldorjan Hamiti

Asistentë: Emigers Ganxhi, Ani Kociaj

Gjyqtar i katërt: Emanuela Rusta

VAR: Juxhin Xhaja

AVAR: Feliks Kolleshi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco