Klaus Gjasula feston ngjitjen në Bundesligë me Darmstadt

Klaus Gjasula feston ngjitjen në Bundesligë me Darmstadt

15:23, 29/05/2023

Klaus Gjasula festoi këtë fundjavë ngjitjen në Bundesligë me ekipin e Darmstadt për edicionin e ardhshëm futbollistik 2023-2024.

Pavarësisht mungesës disa javore për shkak të problemeve shëndetësore, mesfushori kuqezi ka qenë një nga lojtarët më kyçë të skuadrës së Darmstadt, duke qenë një titullar i padiskutueshëm në ekipin gjerman.

Kjo nuk është hera e parë që Klaus Gjasula bëhet pjesë e Bundesligës gjermane, ndërsa ka qenë edhe më parë me skuadrën e Paderborn.

Ky është nja lajm shumë i mirë edhe për Kombëtaren shqiptare, që ka në përbërjen e saj një tjetër futbollist që luan mes pesë kampionateve më të forta në Europë.

Suksesin e mesfushorit kuqezi, Klaus Gjasula e ka përshëndetur edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe trajneri i ekipit kombëtar, Silvinjo, duke i uruar shumë suksese në elitën e futbollit gjerman, si edhe në Kombëtaren shqiptare.

Klaus Gjasula është pjesë e listës së kuqezinjve të thirrur për dy sfidat e ardhshme të Shqipërisë kundër Moldavisë më 17 qershor në stadiumin ‘Air Albania’ e Ishujve Faroe në transfertë më 20 qershor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco