Drejtuesit e Chelseat shpjegojnë përse zgjodhën trajner Mauricio Pochetinon

Drejtuesit e Chelseat shpjegojnë përse zgjodhën trajner Mauricio Pochetinon

14:28, 29/05/2023

Pas një sezoni zhgënjyes ku ndryshuan tre trajnerë (Tuchel, Potter dhe Lampard), Chelsea zyrtarizoi trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm teksa ashtu siç pritej dhe ishte përfolur prej kohësh, “timonin” e londinezëve e merr Mauricio Pochetino.

Argjentinasi ka firmosur një kontratë dyvjeçare dhe si një njohës i mirë i Premier League pas eksperiencës së tij me Tottenham, do të tentoj të rikthejë “Blutë e Londrës” në nivelet më të larta ku pas investimeve të presidentit Todd Boehly synimi kryesor është titulli kampion.

Në deklaratën e parë për zyrtarizimin e Pochetinos, bashkëpunëtorët e klubit të Chelseat, Laurence Stewart and Paul Winstanley, theksuan se e zgjodhën 51-vjeçarin për arsye të eksperiencës, karakterin dhe kualitetet, ndërsa shtojnë se argjentinasi është një trajner fitues dhe që e ka treguar veten edhe jashtë Anglisë.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco