Çuditë te ky klub shqiptar nuk kanë të sosur, lojtarëve u shpërndahen pagat me ‘letër me vrimë’

Çuditë te ky klub shqiptar nuk kanë të sosur, lojtarëve u shpërndahen pagat me ‘letër me vrimë’

12:17, 29/05/2023

Sa për të qeshur aq edhe për të qarë është situata e krijuar tek ekipi i Sopotit të Librazhdit.

Problem vazhdojnë të jenë pagat e pa marra të futbollistëve që janë kthyer në çështje.

Ekipi pasi përfundoi sezonin dhe zhvilloi vetëm raundin e parë të “play-off”-it pasi u eliminua nga Valbona e Tropojës, ende nuk i ka mbyllur llogaritë financiare me lojtarët.

Disa lojtarë që janë njëkohësisht dhe punonjës në administratën e Bashkisë Librazhd kanë nga dy paga pa marrë, ndërsa pjesa tjetër, rreth 17 lojtarë nuk kanë marrë pagën e fundit, atë të muajit Prill.

Teksa janë në pritje prej disa javës të ndonjë lajmi nga administratori Andri Çota javën e kaluar ka pasur edhe një takim mes 15 lojtarëve dhe administratorit Çota në zyrat e Bashkisë Librazhd.

Në takim kërkesa e lojtarëve ka qenë e thjeshtë, lidhur me pagat e pa marra, ndërsa përgjigja nga ana e administratorit ka qenë se buxheti është në limite dhe se vetëm 5 lojtarëve ka mundësi t’iu japë pagat dhe se kush do jenë 5 lojtarët këtë duhet ta zgjedhin lojtarët mes njëri-tjetrin.

Përballë këtij fakti lojtarët janë ulur dhe janë detyruar të vendosin mes njëri tjetrit se kush do t’i merrte pagat.

Dhe mënyra me origjinale që kanë gjetur për të zgjedhur ata që duhet t’i marrin pagat ka qenë duke hedhur “letra me vrimë”.

Image

Kështu 5 lojtarët më me shans që ju kanë qëlluar letrat me vrimë kanë qenë Mateus Levendi, Ardian Kaloshi, Denis Mici, Antonio Ranxha dhe ndihmës trajneri Shkëlqim Hajdari.

Këta lojtarë më pas janë thirrur nga administratori në një lokal pranë Bashkisë Librazhd ku dhe ju janë shpërndarë paratë.

Lajmin e bën të ditur gazetari i sportit në qytetin e Librazhdit, Ledion Qoshku, që ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook, një foto të bisedës që lojtarët dhe administratori kanë zhvilluar në Whatsup.

Gazetari ngre dyshimin lidhur me buxhetin e sportit te Sopoti, se është i manipuluar pasi sipas raporteve financiare që buxheti i Bashkisë Librazhd ka dhe dega e thesarit akordon çdo muaj janë të bollshme për të mbuluar shpenzimet e pagave të lojtarëve.

Në buxhetin e bashkisë, fondi për sportin tejkalon 120 milionë lekë (të vjetra) në vit, që lëvrohen sipas raporteve në degën e thesarit 10 milionë (të vjetra) çdo muaj.

Ndërkohë që edhe pse janë kaq para në qarkullim për një ekip sporti që militon në Kategorinë e Dytë, sërish problemet financiare janë prezente dhe lojtarët detyrohen të bëjnë zgjedhje me “letra me vrimë” se kush do të marrë pagat e kush jo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco