Statistika e veçantë, askush si futbollisti shqiptar në kampionatin kroat

Statistika e veçantë, askush si futbollisti shqiptar në kampionatin kroat

11:11, 29/05/2023

Indrit Tuci numëron 6 gola dhe 5 asiste në kampionatin kroat gjatë këtij sezoni me Lokomotivën e Zagrebit, fanellën e së cilës e mban veshur prej verës së vitit 2019.

Shifra të arritura në vetëm 1161 minuta aktivizim në HNL. Çka e bëjnë sulmuesin e talentuar të Shqipërisë U21 lojtarin më efektiv në elitën e futbollit kroat.

22-vjeçari ka lënë pas emra si Marko Livaja, kapiteni i Hajdukut të Splitit dhe pjesëtar i kombëtares së Kroacisë, golashënuesi më i mirë i sezonit me 19 gola, apo Marco Baturina, 20-vjeçari i kampionëve të Dinamos së Zagrebit, dhe Bruno Petkovic, “pyka” e Dinamos dhe Kombëtares.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco