Presidenti i Tiranës mbledh ekipin, fjalimi i Refik Halilit: U dëmtuam, s’dorëzohemi

Presidenti i Tiranës mbledh ekipin, fjalimi i Refik Halilit: U dëmtuam, s’dorëzohemi

12:03, 29/05/2023

Tirana ka marrë një tronditje të madhe, teksa barazoi me Bylisin 2-2 në Rrogozhinë, ku humbi kreun dhe po humbet titullin dhe pas ndeshja me ballshiotët u kthye në një makth.

Prej protestave dhe dhunës iu dënuan gjashtë lojtarë dhe tre zyrtarë të klubit.

Një situatë që ka lënë skuadrën me 13 lojtarë, aq sa Shehi ka marrë me vete në Durrës lojtarë nga 19-vjeçarët.

Gjithsesi, presidenti i bardhebluve, Refik Halili, të shtunën dhe të dielën ka qëndruar në stërvitje, duke u dhënë zemër lojtarëve.

Të shtunën madje Halili ka bërë një mbledhje të gjatë me skuadrën, ku epiqendra e diskutimit ka qenë ajo që ndodhi në Rrogozhinë.

Presidenti ka kërkuar nga skuadra që të reagojë, duke garantuar që gjërat do të përmirësohen.

Sipas asaj që është marrë vesh, Halili ka thënë se të gjithë e ndiejnë veten të plagosur, por Tirana është Tirana dhe duhet të ngrejë kokën. Nuk ka kohë për të qarë.

“Kuptoj që ndiheni të vjedhur. Titullin në një farë mënyre na e vodhën. E di që është e vështirë që pas dënimeve të reagoni. Por duhet ta bëjmë. Duhet ta bëjmë për veten, klubin dhe tifozët. Duhet të tregojmë se jemi kampionët moralë të këtij kampionati edhe nëse nuk e fitojmë titullin. Ne e kemi fituar në fushë.

Goditja ka qenë e madhe si morale dhe financiare, por duhet të bëhemi të fortë. Të luajmë me ndershmëri dhe të marrim edhe Kupën e Shqipërisë”, mësohet të ketë thënë Halili para ekipit.

Edhe të dielën presidenti i Tiranës ka qenë me skuadrën në stërvitje, duke qetësuar grupin dhe trajnerin Orges Shehi.

Fundi i ndeshjes mes Tiranës dhe Bylisit ka qenë shumë i tensionuar, me skuadrën bardheblu që i është vërsulur kryesorit Kridens Meta, e më pas edhe tifozët që hynë për të bërë vetëgjyqësi.

Të parët ishin lojtarët dhe stafi i bardhebluve që rrethuan gjyqtarin Meta, i cili akuzohej nga ata për një penallti që akordoi në favor të Bylisit, nga e cila erdhi barazimi i shifrave.

Më pas, ishin tifozët e tensionuar, të cilët hyjnë në fushë të shumtë në numër, duke rrethuar gjyqtarin dhe goditur atë dhe vijërojtësit. Situata u rëndua në mënyrë ekstreme dhe vetë presidenti i bardhebluve, Refik Halili.

Brenda pak orësh për ngjarjet në Rrogozhinë, kampionët panë t’u përgjysmohet skuadra për ndeshjen e fundit të kampionatit dhe finalen e Kupës së Shqipërisë me dënimet: Visar Bekaj 12 muaj, Florent Hasani 4 ndeshje, Albano Aleksi, Bruno Lulaj dhe Aldi Gjumsi gjashtë ndeshje dhe në fund Besir Iseni 24 muaj pezullim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco