Ylli i Bayernit kritikon klubin: Nuk duronin dot edhe dy ditë?

Ylli i Bayernit kritikon klubin: Nuk duronin dot edhe dy ditë?

11:19, 29/05/2023

Joshua Kimmich e shijoi në maksimum titullin e fundit kampion.

Bayern Munchen ia doli të siguronte trofeun më të rëndësishëm në Gjermani për të 11-n vit radhazi.

Gara me Borussia Dortmund ishte më emocionuese se kurrë. Me djemtë e Thomas Tuchel që festuan vetëm falë golavarazhit më të mirë.

Mesfushori gjerman, një ndër lojtarët më të fortë të Bayernit, ishte nga më aktivët në festime, por nuk i ka pritur aspak mirë ndryshimet në rangun drejtues.

Pak momente pasi Bayerni u shpall zyrtarisht kampion i Gjermanisë për herë të 33-të në histori, erdhën shkarkimet e dyshes Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic.

Ata mbanin postet e CEO-s së kubit bavarez dhe atë të drejtorit sportiv, ndërkohë që trajneri Tuchel u konfirmua.

“Pavarësisht si mund të vlerësohet ai veprim, klubi mund të priste 2-3 ditë për të shpallur ndarjen me Kahn dhe Salihamidzic.

Nëse fitoni kampionatin dhe ju vjen një mesazh i tillë, është e trishtueshme”, u shpreh titullari i Bayernit dhe kombëtares gjermane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco