Lajmi i fundit

DETAJE – EMRAT/ Atentati më armë në Memaliaj, ja kush qëlloi ndaj avokatit

Formacionet e mundshme: Partizani luan për titull, Teuta për Europë

Formacionet e mundshme: Partizani luan për titull, Teuta për Europë

09:41, 29/05/2023

Partizani pret sot në “Arenën e Demave” skuadrën e Teutës, ku të dyja skuadrat kanë objektiva të ndryshme.

Nëse të kuqve iu duhet fitorja për titullin kampion, Teuta duhet të sigurojë pjesëmarrjen në Kupat e Europës.

Partizani luan sot në stadiumin “Arena e Demave” në orën 16:00 ndeshjen e fundit të këtij sezoni ndaj Teutës, ku shanset më të mëdha janë që të kuqtë të festojnë edhe titullin kampion.

Gjatë kësaj jave skuadra nuk ka zgjedhur aspak të festojë, por ka vijuar normalisht përgatitjet për ndeshjen e fundit dhe vendimtare ndaj Teutës, e cila gjithashtu kërkon pikët e plota, pasi pretendon të kualifikohet në Europë.

Gjatë kësaj jave kanë shfaqur probleme dy titullarë, Telushi dhe Hadroj.

Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk pritet të mungojë në apel në ditën e sotme.

Trajneri Kolela me shumë mundësi do të aktivizojë formacionin klasik të javëve të fundit, 3-5-2, me 11 lojtarët e zakonshëm të kësaj finaleje sezoni.

Nga ana tjetër, edhe trajneri i Teutës, Edi Martini, pritet të përgjigjet me thuajse të njëjtin rreshtim, duke aktivizuar më të mirët në dispozicion.

I vetmi ndryshim me të kuqtë është vendosja e Kallakut, i cili si zakonisht është një elektron i lirë pas dy sulmuesve, Lorenco Vila dhe Gruda.

Formacionet e mundshme

Partizani: Rexhepi, Telushi, Sota, Preka, Hadroj, Murataj, Matondo, Rrapaj, Atanaskoski, Da Silva, Mba

Teuta: Qirko, Goxha, Jazxhi, Kotobelli, Marku, E.Vila, Beqja, Kuro, Kallaku, Gruda, L.Vila

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco