VIDEO/ Konferenca e Mourinho-s bëhet virale në rrjet, miliona klikime për një deklaratë: Nuk më lanë të fitoja një trofe

VIDEO/ Konferenca e Mourinho-s bëhet virale në rrjet, miliona klikime për një deklaratë: Nuk më lanë të fitoja një trofe

11:38, 27/05/2023

Jose Mourinho di të bëhet protagonist në media dhe askush më shumë se ai, nuk krijon polemika në konferencat e shtypi para apo pas ndeshjeve të skuadrës së tij. Pak ditë më parë, Mourinho doli në një konferencë të organizuar nga UEFA dhe foli për finalen e Europa League.

I pyetur nga gazetarët për lidhjet me klubet e tjera, Mourinho zbuloi se ka ruajtur lidhje me të gjitha klubet me përjashtim të Totenhem. “Vetëm me Tottenham nuk e kam lidhjen e ngushtë. Ndoshta se ishin stadiumet bosh për shkak të Covid, ndoshta sepse Z. Levi nuk më la që të luaja në finale dhe të fitoja një trofe”, shprehet Mourinho.

Kjo video është publikuar në “Twitter” nga Sky Sport dhe ka thyer rekorde, duke arritur në shifrën e 3,5 milionë klikimeve. Mourinho dhe Conference League me Romën sezonin e shkuar dhe këtë vit është në finalen e Europa League ku përballë do të ketë Sevillan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco