Pas heqjes së dhjetë pikëve nga Gjykata e Apelit, Juventus pritet të marrë një goditje më të rëndë nga UEFA

Pas heqjes së dhjetë pikëve nga Gjykata e Apelit, Juventus pritet të marrë një goditje më të rëndë nga UEFA

11:14, 27/05/2023

Juventusi mori një dënim nga Gjykata e Apelit me heqjen e dhjetë pikëve nga renditja e kampionatit aktual, për shkak të problemeve me plusvalencat dhe evazionin fiskal. Ky vendim i gjykatës italiane i nxjerr bardhezinjtë nga zona që të çon në Ligën e Kampioneve.

Mirëpo kjo nuk do të jetë pasoja e vetme për Juven pasi mediat në Itali shkruajnë se tashmë UEFA do t'u japë një goditje të re të rëndë në formën e përjashtimit nga të gjitha garat që janë nën kujdesin e saj.

Sipas “La Gazetta dello Sport”, kjo do të ndodhë nëse Juventusi nuk heq dorë nga ideja për të krijuar një Superligë së bashku me disa klube të tjera.

Dikur, drejtuesit e klubit torinez, së bashku me Barcelonën dhe Real Madridin, donin të krijonin një kompeticion alternativ europian që do të linte në hije Champions League në aspektin financiar dhe në çdo kuptim tjetër.

"Kur të marrin pjesë në Superligë, do të jenë jashtë Champions League dhe kompeticioneve të tjera. Ky është një problem për UEFA-n, por edhe për klubet e tjera. Situata e Juventusit nuk është vetëm ligjore, por edhe politike", thotë Gazzetta dello Sport.

Pas zbritjes së dhjetë pikëve në Serie A, Juventusi ra në mënyrë drastike në renditje, kështu që aktualisht ndodhet vendin e shtatë me 59 pikë.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco