VIDEO/ Quagliarella largohet i përlotur nga fusha, italiani legjendar merr duartrokitje nga tifozët në lamtumirën e tij

VIDEO/ Quagliarella largohet i përlotur nga fusha, italiani legjendar merr duartrokitje nga tifozët në lamtumirën e tij

10:31, 27/05/2023

Sulmuesi italian Fabio Quagliarella (40 vjeç) luajti ndeshjen e tij të fundit në shtëpi për Sampdoria mbrëmë, teksa ka vendosur të ‘var këpucët në gozhdë’ në fund të sezonit.

Quagliarella ishte në formacionin titullar të Sampdorias, e cila ndau pikët me Sassuolo-n pas një barazimi 2-2.

Trajneri Dejan Stankovic e nxorri nga loja Quagliarella-n në minutën e 88-të dhe ishte një moment emocionues.

 

 

Sulmuesi italian eci drejt pankinës me ovacione nga tribuna i përlotur dhe bashkëlojtarët e përqafuan.

Kujtojmë që Quagliarella shënoi gjithsej 178 gola në Serie A në 505 paraqitje në karrierën e tij.

 

 

Ai luajti për Torino, Ascoli, Udinese, Napoli dhe Juventus dhe shtatë vjet më parë iu bashkua Sampdorias.

Quagliarella ishte golashënuesi më i mirë i Serie-A në sezonin 2018/19 dhe fitoi tre tituj kampion italian me Juventusin.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco