‘Kush na çoi në Rrogozhinë?’, presidenti Tiranës ironizon trajnerin e Partizanit: Bylis ekip simpatik? Ka humbur 4 herë me ju

‘Kush na çoi në Rrogozhinë?’, presidenti Tiranës ironizon trajnerin e Partizanit: Bylis ekip simpatik? Ka humbur 4 herë me ju

10:10, 27/05/2023

Presidenti i Tiranës Refik Halili ka reaguar së fundmi për penalltinë e dhënë kundër skuadrës së tij në ndeshjen ndaj Bylisit, që u mbyll në barazim  2-2.

Në një prononcim për emisionin “Skaner”, Halili nuk preferoi të zgjatej, por paralajmëroi se do të jetë në panel për t’iu përgjigjur gjitha pyetjeve.

 

Kreu i 26-herë kampionëve të Shqipërisë u ndal edhe te deklarata e Giovanni Colellës që tha pas barazimit me Tiranën, që mallakastriotët kanë një ekip të mirë. Halili i kujtoi italianit 4 fitoret me ballshiotët. Në fjalën e tij presidenti Refik Halili deklaroi:

 

“Ju përshëndes të gjithëve dhe uroj të jeni mirë. Unë dua të them e ndjek emisionin me kënaqësi gjithmonë. Kam pasur një ftesë nga ju në telefon për ndërhyrje. Aty do të vij shumë shpejt. I kam lënë ekspertët, të japin mendimet e tyre, kush na çoi në Rrogozhinë kur e dinin që do të ishte një tifozëri e madhe. Do të flasim në vazhdim.

 

E dëgjova trajnerin (Colella, trajner i Partizanit) që tha se ekipi i Ballshit është një skuadër e mirë. Më vjen mirë sepse Bylis i ka humbur katër ndeshjet me Partizanin. Ky ekip kaq i mirë. Do të vij në emision me materiale gati dhe do të përgjigjem për gjithçka.

 

Zhgënjimi? Jua thashë. Në ditët në vazhdim, do të vij të flasim. Për të gjithë situatën dhe këtë kampionat të shkëlqyer nga ana jonë. Kemi qenë shembullorë ne si klub. Mund të më bëni pyetje sa të doni. Ju uroj gjithë të mirat”, tha ai.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco