Kush është këngëtarja braziliane që do të performojë në finalen e Champions League në Stamboll?

Kush është këngëtarja braziliane që do të performojë në finalen e Champions League në Stamboll?

12:49, 26/05/2023

Qeveria Evropiane e Futbollit (UEFA) njoftoi se këngëtarja atraktive braziliane Anitta do të performojë gjatë finales së Champions League.

Kështu, Anitta më 10 qershor do të argëtojë publikun në Stamboll së bashku me muzikantin nigerian Burna Boy para ndeshjes ndërmjet Interit dhe Manchester Cityt.

"Më vjen mirë që e dëgjoj këtë lajm dhe mezi pres të dal në skenë gjatë finales. Shpresoj të japim një shfaqje të mrekullueshme për shikuesit në mbarë botën. Mos e humbisni", tha Anitta.

Për kujtesë, braziliania kishte hitin më të madh global "Envolver" vitin e kaluar dhe arriti një popullaritet të jashtëzakonshëm.

Me shitjet rekord të albumit të saj të pestë, 30-vjeçarja braziliane u nominua për një çmim Grammy.

Ajo arriti suksesin e saj të parë të madh 10 vjet më parë kur u shfaq në një program muzikor në vendin e saj dhe me kalimin e kohës u bë e njohur jashtë Amerikës së Jugut.

Tetë vite më parë ajo u shpall femra më seksi sipas votave të lexuesve të revistës VIP.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco