‘Inter skuadra më në formë’, Gjimshiti: Për Championsin besojmë derisa të ketë pikë në lojë

‘Inter skuadra më në formë’, Gjimshiti: Për Championsin besojmë derisa të ketë pikë në lojë

11:48, 26/05/2023

Kur kanë mbetur edhe dy javë nga fundi i Serisë A, mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti është me “laps e letër” në dorë teksa bën llogaritë për Atalantën e tij. Bergamaskët pretendojnë vendin e katërt për të siguruar kualifikimin në Champions League dhe ndeshja e radhës ndaj Interit do të përcaktojë shumë, me zikaltërit që aktualisht kanë pesë pikë më shumë se Atalanta.

Gjimshiti shprehet se skuadra e tij do të besojë derisa të ketë pikë në lojë edhe pse sipas tij, aktualisht Interi është skuadra më në formë e kampionatit.

“Do të besojmë te kualifikimi në Champions derisa të ketë pikë në lojë. Pasi të përfundojë kampionati mund të kemi pishmane pasi kemi shpërdoruar shumë mundësi. Por, kjo mund të përkthehet në një shtysë për ndeshjen ndaj Inter dhe në rast se nuk fitojmë në shtëpinë e tyre atëherë shpresat do të ishin minimale.

Do të na linte një shije të hidhur, por më pas do të shohim nëse do të luajmë në Conference League apo Europa League. Interi për momentin është skuadra më në formë e kampionatit”, u shpreh Gjimshiti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco