Barazimi i pikëve, ja pse Partizani është në vendin e parë të renditjes

Barazimi i pikëve, ja pse Partizani është në vendin e parë të renditjes

10:22, 26/05/2023

Ajo që kërkonte të shmangte Tirana në këtë fundsezoni ishte pikërisht barazimi i pikëve me Partizanin, sepse kështu do të digjej në luftën për titullin nëse skuadrat e mbyllnin kampionatin në të njëjtën kuotë.

Aktualisht ekipet kanë nga 64 pikë secila dhe “demat” janë të parët në renditje për shkak të bilancit më të mirë në ndeshjet direkte ndaj Tiranës këtë kampionat.

Duke u bazuar te rregullorja e klasifikimit dhe pikërisht te kriteri i parë i saj, ku merren parasysh ndeshjet direkte, të kuqtë kanë fituar 2 herë (0-1 dhe 2- 0), ndërsa Tirana vetëm 1 herë (0-2).

Derbi i fundit mes tyre është mbyllur në barazim. Ky avantazh në ndeshjet direkte i jep kreun Partizanit dhe në fund nëse gjërat mbeten në të njëjtën kuotë pikësh, edhe titullin kampion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco