Kastrioti ra nga Superiorja, reagon kapiteni i skuadrës: U përdor çdo lloj mekanizmi për të na dëmtuar

Kastrioti ra nga Superiorja, reagon kapiteni i skuadrës: U përdor çdo lloj mekanizmi për të na dëmtuar

09:51, 26/05/2023

Kastrioti është zyrtarisht e rënë nga kategoria. Humbja e djeshme ndaj Partizanit i vuri vulën asaj që ishte destinuar të ndodhte për shumë e shumë arsye. Krutanët nuk do të jenë pjesë e Superiores sezonin e ardhshëm por do të zbresin në Kategorinë e Parë, aty ku nuk kanë luajtur prej 3 sezonesh, i fundit në 2019-2020.

Kapiteni i ekipit, Abaz Karakaçi ka reaguar në rrjete sociale pas rënies duke akuzuar për garë të padrejt ndaj ekipit të tij.

“Që prej fillimit të fazës së dytë, çfarë nuk u bë e çfarë nuk u sajua, çdo mekanizëm që Kastrioti të bie nga Kategoria. Qëllimi u arrit, mirë që nuk na çuan të luajmë në Gjirokastër”, shkruan mesfushori.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco