Liverpool nuk u kualifikua në Champions, reagon Salah: Jam plotësisht i shkatërruar

Liverpool nuk u kualifikua në Champions, reagon Salah: Jam plotësisht i shkatërruar

09:38, 26/05/2023

Sulmuesi egjiptian Mohamed Salah është mërzitur jashtëzakonisht shumë nga fakti se Liverpooli i tij do të luajë në Europa League sezonin e ardhshëm dhe jo në Champions.

Kështu, Salah reagoi menjëherë pas fitores së mbrëmshme të Manchester United ndaj Chelseat (4:1), pas së cilës Liverpool matematikisht nuk kishte asnjë shans për Champions League.

Kjo është edhe hera e parë që Liverpool nën drejtimin e Jurgen Klopp nuk kualifikohet në Champions League.

"Jam plotësisht i shkatërruar. Nuk ka absolutisht asnjë justifikim për këtë. Ne kishim gjithçka që na nevojitej për të qenë pjesë e Champions League për sezonin e ardhshëm dhe dështuam. Ne jemi Liverpool dhe marrja pjesë në Champions është minimumi. Më vjen keq, por është shumë herët për të qenë inkurajues apo optimist. Kemi dështuar”, ka shkruar Salah.

Image

Nëse mospjesëmarrja  në Champions League do të ndikojë në qëndrimin e Salah në Liverpool, mbetet për t'u parë.

Verën e kaluar, ai nënshkroi një kontratë të re me klubin nga Anfield deri në qershor të vitit 2025, dhe vlera e tij në treg vlerësohet në 70 milionë euro.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco