Real Madrid-Manchester City, s’ka fitues në ‘Bernabeu’

Real Madrid-Manchester City, s’ka fitues në ‘Bernabeu’

22:58, 09/05/2023

Në “Santiago Bernabeu” u luajt gjysmëfinalja e parë e Champions League mes Real Madridit dhe Manchester Cityt.

Akti i parë i duelit mes spanjollëve dhe anglezëve u mbyll në barazim 1-1.

Fillimisht kaluan në avantazh madrilenët. Pas një aksioni në minutën e 36-të, Camavinga pason te Vinicius Junior që gjuan saktë nga jashtë zone, duke e dërguar topin në rrjetë.

Me golin e sulmuesit brazilian mbyllet pjesa e parë, ndërsa e dyta sjell barazimin e citizienëve.

Në minutën e 67-të Kevin De Bruyne me një gjuajtje të fortë nga distanca lë pa asnjë shans reagimi portierit Courtois, duke vënë gjithçka në baraspeshë.

Në minutat e mbetura nuk pati më gol dhe gjithçka mbetet e hapur përsa i përket kualifikimit.

Sfida e kthimit do të luhet më 17 maj në “Etihad Stadium”, ku do të caktohet njëra prej skuadrave të finales së Stambollit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco