Rrezikon skualifikimin nga Championsi, Barcelona kërkon të luajë jashtë Europës

Rrezikon skualifikimin nga Championsi, Barcelona kërkon të luajë jashtë Europës

14:41, 02/05/2023

Çështja Negreira është aktualisht problemi më i madh te Barcelona, duke qenë se katalanasit rrezikojnë seriozisht pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Pavarësisht se Ceferin duket se i ka dhënë sinjale pozitive për të ardhmen, Laporta ende nuk është i sigurt.

Natyrisht nëse Barcelona do të skualifikohej, do të ishte një humbje e madhe për të ardhurat e tyre.

Në këtë mënyrë, ata po hetojnë një mundësi tjetër se si mund të përfitojnë të ardhura, për të mos u dëmtuar ekonomikisht.

Mediat spanjolle bëjnë me dije se po shihet një mundësi për të luajtur jashtë Spanjës.

Në periudhën që Barcelona do të jetë “pushim” për shkak të Championsit, ata po mendojnë të marrin pjesë në ndonjë turne, kompeticion ose edhe ndeshje miqësore.

Nuk përjashtohet mundësia që Barcelona të diskutojë për të qenë pjesë e Champions League në të tjera kontinente që nuk janë në varësinë e UEFA-s.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco