Bundesliga/ Bayerni zhgënjen edhe në kampionat, Mainz fiton me përmbysje ndaj bavarezëve

Bundesliga/ Bayerni zhgënjen edhe në kampionat, Mainz fiton me përmbysje ndaj bavarezëve

17:59, 22/04/2023

Pas eliminimit nga Champions League, Bayerni i Mynihut zhgënjen edhe në kampionat, pasi mposhtet 3-1 në transfertë nga Mainz, në sfidën e vlefshme për javën e 29-të të Bundesligës.

Bavarezët mbyllin pjesën e parë në avantazh, falë golit të shënuar nga Mane, por vendasit përmbysin gjithçka në pjesën e dytë duke shënuar tre gola në portën e kampionëve të Gjermanisë. Bayerni rrezikon vendin e parë në renditje, pasi nëse Dortmund fiton ndeshjen respektive i parakalon në renditje (aktualisht bavarezët kanë 2 pikë më shumë).

Kanë festuar skuadrat udhëtuese në ndeshjet e tjera të javës së 29-të të kampionatit gjerman. Wolfsburg ka fituar 5-1 në shtëpinë e Bochum, Werder Bremen ka mposhtur 4-2 Herthën në Berlin, ndërsa Koln ka triumfuar 3-1 ndaj Hoffenhaim. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco