Drita thyen Prishtinën, Selmani ngjit 'Intelektualët' në krye

Drita thyen Prishtinën, Selmani ngjit 'Intelektualët' në krye

17:29, 22/04/2023

 

Java e 30-të në Superiores e Kosovës nisi me fitoret e Dritës dhe Malishevës. “Intelektualët” po garojnë me Ballkanin për fitimin e titullit kampion dhe sot siguruar tri pikë të arta përballë Prishtinës.

Drita triumfoi 1-0 falë golit të Kastriot Selmanit në fundin e pjesës së parë. Me suksesin e sotëm, skuadra nga Gjilani është ngjitur përkohësisht në krye me 60 pikë.

Ballkani numëron dy pikë më pak, por mund të rimarrë vendin e parë nëse mposht Trepça ’89 të dielën. Ndërkohë, dueli i mbijetesës mes Ferizajt dhe Malishevës përfundoi me rezultatin 1-2.

Dygolëshi i Ronald Sobowale i dhuroi një fitore tepër të rëndësishme Malishevës. Goli i Betim Haxhimusës nuk i mjaftoi vendasve për të marrë pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco