Osimhen drejt largimit, Napoli piketon zëvendësuesin e sulmuesit në Serie A

Osimhen drejt largimit, Napoli piketon zëvendësuesin e sulmuesit në Serie A

17:18, 22/04/2023

Me shumë mundësi Napoli do të ndajë rrugët me Victor Osimhen në fund të këtij sezoni, pasi presidenti Aurelio de Laurentiis po mendon seriozisht që të shesë sulmuesin, që të mbushë arkat e klubit.

Sulmuesi nigerian synohet nga Manchester United dhe Bayern Munchen, që janë të gatshëm të paguajnë mbi 100 milionë euro për të bërë të vetin lojtarin.

Ndërkohë që Napoli po mendon që tani për të gjetur zëvendësuesin e Osimhen. I pari në listë është romanisti Abraham, por po vëzhgohen me kujdes edhe Boniface i Saint-Gilloise dhe Hojlund i Atalantës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco