Seferi nuk di të ndalet, sulmuesi kuqezi protagonist absolut në fitoren e Vosklas

Seferi nuk di të ndalet, sulmuesi kuqezi protagonist absolut në fitoren e Vosklas

15:48, 22/04/2023

Taulant Seferi vijon me ecurinë pozitive, ndërsa ka gjetur dy herë rrugën drejt rrjetës në fitoren 3-2 të Vorskla Poltava ndaj Metalist Kharkiv.

Vorskla Poltava dhe Metalist Kharkiv u ndeshën për llogari të raundit të e 22-të në Premier Leaguen e Ukrainës,

Fillimisht, Seferi gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 26’, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Megjithatë pjesa e parë nuk u mbyll me aq, pasi skuadra e shqiptarit fitoi tjetër penallti, që u ekzekutua nga Seferi në minutën e 45+1’, duke realizuar golin e dytë. 

Ndërsa dy minuta më pas ish-sulmuesi i Tiranës u bë sërish protagonist, duke asistuar Felipe Rodrigues dhe duke e çuar rezultatin momental në 3-1.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco