Lech Poznan tremb Fiorentinën, italianët kualifikohen në gjysmëfinalen e Conference League

Lech Poznan tremb Fiorentinën, italianët kualifikohen në gjysmëfinalen e Conference League

20:58, 20/04/2023

 

Fiorentina vuan në “Artemio Franchi” përballë Lech Poznan dhe ndonëse mundet 3-2, arrin të kualifikohet në gjysmëfinalen e Conference League, falë suksesit 4-1 në çerekfinalen e parë.

Pas fitores së thellë në transfertë në ndeshjen e parë, Italianët duken të përgjumur dhe polakët përfitojnë, duke shënuar 3 gola dhe duke rihapur kualifikimin.

Fiorentina trembet nga një eliminim I turpshëm dhe në minutën e 78-të arrin të shënojë me Sottil. Vendasit marrin frymë lirisht dhe në kohën shtesë vulosin kualifikimin me golin e shënuar nga Castrovilli. Përfundon 3-2 për polakët, por festa I takon Fiorentinës, që kualifikohet mes 4 më të mirave të Conference League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco