Çmenduria e portierit të Kosovës, 10 mijë euro bakshish për kamerieren

Çmenduria e portierit të Kosovës, 10 mijë euro bakshish për kamerieren

19:25, 20/04/2023

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muric ka pasur një natë të çmendur në një prej lokaleve në Mynih të Gjermanisë.

Portieri i Burnley-t i ka lënë 10 mijë euro bakshish një kameriereje të një lokali në Mynih. Ngjarja ka ndodhur pak ditë para se të arrihej promovimi i Burnley-t në Premier League.

Sipas gazetës gjermane “Bild”, portieri shqiptar i skuadrës angleze ka shpenzuar një shumë afër 36 mijë euro pasi kishte porositur 40 shishe shampanjë Dom Perignon, 10 shishe shampanjë Armand de Brignac, katër shishe Moet & Chandon Nectar, një tjetër shampanjë demi-sek dhe disa shishe Chivas Regal.

Përfituesja e atij bakshishi zbuloi në mediat gjermane se “Muric ftoi të gjithë personelin e shërbimit, madje edhe sanitaren e tualetit për t’i qerasur”.

Përveç kësaj, kamerierja komentoi se “ai ishte një mysafir shumë i këndshëm, krijoi një atmosferë të mrekullueshme”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco