Vendimi për Juven ndryshon renditjen e Serisë A, Milani dhe Interi jashtë zonës Champions

Vendimi për Juven ndryshon renditjen e Serisë A, Milani dhe Interi jashtë zonës Champions

19:07, 20/04/2023

Juventusi ka marrë sot mbrapsht pikët që i kishte hequr Federata Italiane e Futbollit dhe teksa pret rigjykimin e çështjes, mund të shohë më e qetë renditjen e kampionatin italian. Bardhezinjtë kthehen përsëri në një nga forcat kryesore të kampionatit dhe në një pozicion mjaft të mirë për të siguruar praninë në Ligën e Kampioneve kur mbeten edhe 8 javë për t’u luajtur.

Një vendim që trondit renditjen e Serisë A sa i përket luftës për Ligën e Kampioneve, pasi nxjerr jashtë Milanin dhe Interin, duke i rrezikuar seriozisht.

Juventusi ngjitet menjëherë në vendin e tretë në renditje, me 59 pikë, vetëm 2 më pak se Lazio e vendit të dytë dhe 3 më shumë se Roma e vendit të katërt.

Image

Milani zbret në vendin e pestë me 53 pikë, i ndjekur nga Interi me 51 pikë e më pas nga Atalanta me 49. Një situatë që u jep frymëmarrje bardhezinjve por “nxin” javët e mbetura për dy ekipet milanezët.

Kuqezinjtë e Piolit luajnë kundër Romës dhe Juventusit në transfertë në këto javë ndërsa presin edhe Lazion në fushën e tyre. Nga ana tjetër, Interi në këto javë pret Lazion dhe Atalantën, ndërsa luan në transfertë ndaj Romës e Napolit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco