Kolegji i Garancisë së Sportit në Coni (Komiteti Olimpik Italian) ka pranuar apelimin e Juventusit për çështjen e plusvalencave, por ka vendosur që të ketë një tjetër vlerësim të fakteve.
Është pezulluar penalizimi prej -15 pikëve dhe pritet që të ketë një proces të ri në Gjykatën e Apelit, që duhet të rishohë edhe njëherë sanksionet për sa i përket pikëve dhe motivacionit.
Është pranuar edhe apelimi që kanë bërë ish-drejtuesit bardhezi Pavel Nedved, Paolo Garimberti dhe Enrico Vellano, ndërsa janë hedhur poshtë apelimet e Andrea Agnelli, Fabio Paratici dhe Federico Cherubini.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: