Anulim ose zbutje e dënimit, dy skenarë për Juventusin në gjykatë

Anulim ose zbutje e dënimit, dy skenarë për Juventusin në gjykatë

17:04, 20/04/2023

 

Vendimi për të anuluar ose jo penalizimin për 15 pikë ndaj Juventusit, ishte programuar për t’u dhënë ditën e djeshme. Megjithatë, Gjykata e Apelit e FIGC ka vendosur që vendimi për “zonjën e vjetër” të jepet ditën e sotme.

Sipas italianes “Sportmediaset”, janë dy skenarë që dalin në horizont për klubin e Juventusit. I pari është anulimi i dënimit prej 15 pikëve në klasifikimin e kampionatit, dhe i dyti është që për bardhezinjtë të ketë një zbutje dënimi me më pak pikë penalizim.

Dita e sotme do të jetë shumë e rëndësishme për këta të fundit, pasi ndeshen me Sportingun e Lisbonës në ndeshjen e kthimit dhe do të njihen me vendimin e ri të Federatës Italiane të Futbollit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco