Paralajmërohet ‘furtunë’ te Bayerni pas eliminimit nga Championsi, Oliver Kahn drejt shkarkimit

Paralajmërohet ‘furtunë’ te Bayerni pas eliminimit nga Championsi, Oliver Kahn drejt shkarkimit

15:32, 20/04/2023

Eliminimi i Bayernit nga Liga e Kampioneve ka bërë që në shtëpinë bavareze të jetë një kaos i vërtetë.

Në vetëm 2 javë, Bayerni ka humbur dy objektiva ku veç Championsit, vetëm pak ditë më parë u eliminua edhe nga Kupa e Gjermanisë.

Për këtë situatë në Mynih, drejtuesit po kërkojnë një përgjegjës dhe prestigjiozja gjermane “Bild” raporton se i rrezikuari kryesor është Shefi Ekzekutiv, Oliver Kahn.

Merkatoja e dështuar, ndërrimi i trajnerit dhe dalja nga 2 objektivë shumë të rëndësishëm, kanë bërë që pozitat e Kahn të lëkunden.

Vetëm pak ditë më parë, Bayerni shkarkoi trajnerin Nangelsman, duke emëruar Tuchelin në krye të pankinës.

Situata në kampin bavarez nuk është aspak e qetë dhe ajo që ndodhi pak ditë më parë mes Sane dhe Mane, duket se nuk ishte një rastësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco