Guardiola: Për ta fituar Ligën e Kampionëve, duhet të quhesh Real Madrid

Guardiola: Për ta fituar Ligën e Kampionëve, duhet të quhesh Real Madrid

14:44, 20/04/2023

Manchester City është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve këtë edicion, duke eliminuar në çerekfinale Bayern Munchen.

“Qytetarët” triumfuan 4-1 me rezultat të përgjithshëm ndaj gjigantit bavarez dhe kësisoj siguruan biletën e gjysmëfinaleve.

Manchester City në gjysmëfinale do të ketë punë me 14 herë kampionët e Evropës, Real Madridin.

Për këta të fundit foli edhe trajneri i Cityt, Pep Guardiola, pas ndeshjes me Bayern Munchen.

Strategu spanjoll tha duhet të quhesh Real Madrid për ta fituar Ligën e Kampionëve.

“Duket se nëse dëshiron të fitosh Ligën e Kampionëve, duhet të quhesh Real Madrid. Kanë histori dhe traditë shumë të rëndësishme. Kam lexuar që në 13 vitet e fundit Real Madridi ka luajtur 11 herë në gjysmëfinale.

Ne, nga ana tjetër, kemi tre gjysmëfinale radhazi dhe mendoj se është një arritje e pabesueshme. Nuk ka rëndësi nëse fitojmë Ligën e Kampionëve, është e rëndësishme të përpiqemi. Domethënë, nëse provoni shumë herë, ndoshta një ditë do të keni fatin ta fitoni”, tha Guardiola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco