Lajmi i fundit

LIVE-PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Sauditët kërkojnë deportimin e CR7 pas gjestit të turpshëm

VIDEO/ Sauditët kërkojnë deportimin e CR7 pas gjestit të turpshëm

13:49, 20/04/2023

Një video që tregon Cristiano Ronaldon duke iu përgjigjur tifozëve të Al Hilal të cilët brohorisnin "Messi, Messi" duke i kapur organet gjenitale, ka ndezur një stuhi reagimesh në Arabinë Saudite.

Superylli portugez ka ndarë opinionin publik të vendit dhe pala që e dënon po forcohet gjithnjë e më shumë, duke kërkuar dënimin e tij shembullor!

Veprimi i diskutueshëm i CR7 në shtetin arab është i barabartë me krimin e fyerjes publike dhe nuk janë të paktë ata që kërkojnë zbatimin e ligjit për superyllin 38-vjeçar.

Çfarë parashikon ai? 

Arrestimi dhe dëbimi nga vendi sapo krimi kryhet nga një i huaj, siç njoftoi një nga mbrojtësit e dënimit të Cristianos, Naoum bin Ahmed, i cili përveç avokatit, shërben edhe si konsulent në Kombet e Bashkuara  dhe tha se do të bëjë kërkesë zyrtare për dëbim në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite!

Mes zhurmës dhe polarizimit që mbizotëron, Al Nasr është kundërpërgjigjur dhe pretendon se Cristiano nuk ka bërë një gjest të turpshëm, por në atë kohë ai kishte të bënte me një dëmtim të marrë në zonën e tij të ndjeshme.

“Ronaldo është i lënduar. Një duel me Gustavo Queillard të Al Hilal filloi me një goditje në zonën e ndjeshme. Kjo vërtetohet. Tifozët mund të besojnë atë që duan”, tha drejtuesit e klubit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco