Lajmi i fundit

LIVE-PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Sherr femrash në derbin e basketbollit Partizani-Tirana, meshkujt godasin lojtaret amerikane

VIDEO/ Sherr femrash në derbin e basketbollit Partizani-Tirana, meshkujt godasin lojtaret amerikane

12:18, 20/04/2023

Ngjarja e rëndë që ka ndodhur midis Partizanit dhe Tiranës në derbin e kryeqytetit në basketboll, ka sjellë dhe reagimin nga klubi i kuq, duke akuzuar kundërshtarët si shkaktarë për të gjithë situatat e krijuara.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Partizani ka publikuar një video nga një tjetër kënd, ku duket momenti kur goditet basketbollistja amerikane.

Në postim, klubi i kuq shkruan: “Duke marrë shkas nga publikimet e mediave të ndryshme online, kemi të drejtën të publikojmë pamje filmike ku dallohet qartë përfshirja e sportisteve të ekipit kundërshtar si dhe goditjet e tifozëve nga jashtë nxitur nga stafi i ekipit kundërshtar.

Goditje nga djem kundrejt lojtareve amerikane dhe lojtareve te Tiranës të cilat përgjatë gjithë takimit kanë kryer akte të dhunshme dhe ofendime sidomos në baza raciale kundrejt lojtareve tona.

Një shfaqe e turpshme pas dy ndeshjeve të fituara nga ekipi me më shumë dëshirë, me përgatitje më të mirë taktike dhe dukshëm superior në parket.

Përgënjeshtrojmë akuzat e bëra nga klubi kundërshtar apo media te ndryshme ku etiketohen basketbollistet tona si dhunuese dhe lojtarët e ekipit kundërshtar si viktima.

Çështja do të ndiqet në çdo rrugë ligjore kundrejt personave dhunues dhe shkaktarë te kësaj ngjarje të turpshme qe nuk i kane hije kryeqyteti të sportit.

Shpresojmë që FSHB si organizatore e kampionatit të vendosi drejtësinë ne vend dhe mos të lejojë që faktorë të jashtëm apo klubi kundërshtar me dashakeqësi të dëmtojë investimin tonë dhe të vendosë në rrezik lojtaret e huaja, të cilat kanë ardhur për të ushtruar sportin e basketbollit dhe jo dhunë.

Nuk do të ketë asnjë deklarate për shtyp!”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco