Guardiola: Ishim me fat, sfiduese të arrish tri herë radhazi në gjysmëfinale

Guardiola: Ishim me fat, sfiduese të arrish tri herë radhazi në gjysmëfinale

11:32, 20/04/2023

Pep Guardiola nuk arriti dot që të siguronte fitoren e tij të 100-të në Champions në transfertën në Mynih.

Ajo u shty ndoshta në një prej ndeshjeve gjysmëfinale kundër Realit të Madridit.

Por ai arriti një barazim që i mjaftoi Mançester Sitit për të prerë biletën në gjysmëfinale kundër Realit dhe provuar edhe njëherë tjetër për të arritur suksesin e tij të parë në këtë kompeticion që pas largimit nga Barcelona.

“Sigurisht që është sfiduese që të arrish tri herë radhazi në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve. Jemi të sfilitur”, ishin fjalët e para të teknikut katalanas”, i cili është në garë për të fituar tre trofe deri në fund të sezonit.

“Ne vuajtëm në pjesën e parë. Upamekano i theu të gjitha linjat nga krahu ynë i majtë dhe ne vuajtëm me Komanin. Ne ishim me fat përpara humbjes së penalltisë. Ata kishin një apo dy raste dhe gjithçka mund të kishte ndodhur, por ne u mbrojtëm me të vërtetë mirë. Finalizimi i Erlingut ishte shumë i mirë. Ai është kaq i ri. Eksperiencën që ne kemi në këtë kompeticion, lojtarët e ndiejnë shumë. Ata duan që të bëjmë mirë. Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë që prej minutës së parë. Ne jemi të lodhur. Unë nuk e di se si do të rikuperojmë për të luajtur kundër Shefilld Junajtidit (në gjysmëfinalen e Kupës FA). Tani është një moment i vështirë për ndeshjen e së shtunës”, nënvizoi tekniku katalanas.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco