Zbulohet ndarja e ndeshjeve, ja në cilën datë do të luhet derbi Milan-Inter në Champions

Zbulohet ndarja e ndeshjeve, ja në cilën datë do të luhet derbi Milan-Inter në Champions

11:04, 20/04/2023

Liga e Kampionëve ka hyrë në fazën e gjysmëfinaleve, me katër skuadra që kërkojnë të ngrenë trofeun më prestigjioz të Europës në Stamboll.

Së fundmi janë ndarë dhe datat se kur do të luhen dy ndeshjet e kësaj faze.

Më datën 9 maj do të luhet ndeshja e parë midis Realit të Madridit dhe Mançester Sitit në “Santiago Bernabeu”, ndërsa ajo e kthimit më datë 17 maj në “Etihad”.

Sa i përket derbit të Milanos, ndeshja e parë do të luhet më 10 maj, me Milanin që të jetë pritës ndaj Interit, ndërsa ajo e kthimit më 16 maj.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco