Tuchel ia hedh fajin gjykimit për eliminimin e Bayernit dhe... fatit

Tuchel ia hedh fajin gjykimit për eliminimin e Bayernit dhe... fatit

09:32, 20/04/2023

Thomas Tuchel ishte kritik në deklaratën për shtyp pas eliminimit të Bayernit nga Championi, ku ishte Manchester City që u kualifikua në gjysmëfinale pas barazimit 1-1 në Mynih, teksa në Angli kishte fituar 3-0,

Tekniku 49-vjeçar e vendosi theksin te mungesa e goditjes finale, pa anashkaluar vendimet e arbitrit Turpin.

“Jemi ende në proces njohjeje me grupin, por puna është evidente pas çdo sfide. Them me bindje se ne e kishim në grepin tonë kundërshtarin, ndonëse jo rezultativë kur ndodheshim përpara kuadratit mik.

Fati na la në baltë përballjen e parë, e njëjta tablo ndodhi sërish në Mynih. Nëse do të ishim treguar më cinikë në raste tona, tashmë mund të ishim duke festuar kualifikimin, ja që nuk ndodhi dhe duhet të reflektojmë nga skena të tilla mbi vazhdimësinë”, tha Tuchel.

Për gjykimin, tekniku i bavarezëve theksoi: “E vlerësoj me notën 3, performancë e dobët në dhënien e vendimeve të nxituara, gjithsesi analiza është e kotë. Shpresoj që rruga të mos na përballë me këtë nivel të ulët gjykimi”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco