Napoli kërkon përmbysjen ndaj Milan, zbulohen titullarët e çerekfinales së Champions

Napoli kërkon përmbysjen ndaj Milan, zbulohen titullarët e çerekfinales së Champions

20:27, 18/04/2023

 

Pas disfatës në ndeshjen e parë të Champions League ndaj Milan në San Siro me shifrat 1-0, Napoli kërkon përmbysjen ndaj kuqezinjve në stadiumin Maradona. Trajneri Luciano Spalletti i gëzohet rikthimit të sulmuesit kryesor Victor Osimhen i cili zbret në fushë nga minuta e parë.

Ndërkohë, Anguissan e ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e parë e zëvendëson Ndombele. Sakaq, te Napoli mungon edhe qendërmbrojtësi Min-Jae i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe zëvendësohet nga Juan Jesus që formon dyshen e qendrës së bashku me Amir Rrahmanin.

Nga ana tjetër, trajneri Stefano Pioli nuk bën ndryshime nga ndeshja e kaluar duke respektuar formacionin fitues. Leao dhe Diaz në mbështetje të Giroud ndërsa në mesfushë Krunic, Benaçer dhe Tonali do të mundohen të thyejnë aksionet kundërshtare e të nisin para shokët e skuadrës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco