Pogba bën deklaratën e bujshme: Koha e gjatë jashtë fushës? Për shkak të grabitjes

Pogba bën deklaratën e bujshme: Koha e gjatë jashtë fushës? Për shkak të grabitjes

17:06, 18/04/2023

Kthimi i Paul Pogba tek Juventusi nuk ka qenë ashtu siç pritej, me mesfushorin francez që është lodhur nga dëmtimet, në një sezon me vetëm katër paraqitje mes Serie A dhe Europës.

Në fillim e tradhtoi gjuri, pastaj dëmtime të tjera e mbajtën numrin 10 të ‘Zonjës së Vjetër’ larg fushës. Por francezi e di mirë se çfarë ndodhi me trupin e tij në periudhën e fundit. Zbulimi vjen para gjyqtarëve, në një seancë për të dëshmuar në arrestimin e Adama Camara, një prej personave të akuzuar për grabitjejen e francezit.

Në të vërtetë siç raportohet nga L’Equipe, Pogba është i sigurt. ‘’Kjo ka pasur një ndikim të madh në trupin dhe shëndetin tim. Ka ndikuar shumë në rikuperimin tim dhe dëmtimet që kam pësuar gjatë vitit të fundit”.

I dobësuar mendërisht nga stresi që pësoi, Paul Pogba mendon se problemet fizike dhe vonesa e rikuperimit lidhet pikërisht me dëmin psikologjik të krijuar nga grabitja. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco