LA LIGA në kaos/ Kampionati mund të ndalet, ja çfarë po ndodh

LA LIGA në kaos/ Kampionati mund të ndalet, ja çfarë po ndodh

16:45, 18/04/2023

Kampionati spanjoll mund të ndalet këtë fundjavë. Kjo mund të ndodhë pasi gjyqtarët mendojnë të bëjnë grevë pas një sërë incidentesh të diskutueshme. Football Espana pretendon se La Liga mund të ndalet pasi arbitrat planifikojnë protesta për shkak të “presionit publik” dhe “rrezikut fizik”.

Një ndeshje Under 19 mes Polillas dhe Calavera përfundoi me një gjyqtar që dyshohet se u sulmua jashtë terrenit nga njerëz të ndryshëm, përfshirë babanë e një lojtari.

Zyrtari në fjalë thuhet se ka pësuar “plagosje të ndryshme” pasi i janë dhënë një “një numër goditjesh”. Federata spanjolle e arbitrave e dënoi me zë të lartë incidentin, duke fajësuar retorikën antizyrtare.

Dhe Komiteti Kundër Dhunës dëshiron që klubet kryesore të marrin më shumë përgjegjësi pasi drejtuesi i Valencia-s, Javier Solis, sulmoi arbitrin pas humbjes 2-0 të skuadrës së tij ndaj Sevilla-s të dielën.

Gjyqtarët e Federatës tani po konsiderojnë organizimin e një greve që do të rezultonte në ndalimin e La Liga-s në fundjavë. Ata janë të pakënaqur me mënyrën se si po sulmohen nga tifozët dhe drejtuesit e futbollit. Nëse gjyqtarët do të dalin në grevë, kjo do të ndikonte në ndeshjen e vështirë të Barcelona-s në shtëpi kundër Atletico Madrid-it.

Katalanasit janë duke udhëhequr garën për titullin e La Liga-s dhe e dinë se fitorja kundër rivalëve të tyre do t’i afronte ata më shumë me trofeun. Ndërkohë, Real Madrid do të luajë kundër Celta Vigo-s.

Por fillimisht ata do të përballen me Chelsea-n në ndeshjen e sotme të Champions League në Stamford Bridge. Kampionët në fuqi të Europës janë 2-0 në avantazh nga ndeshja e parë e javës së kaluar në Bernabeu.

Ata e dinë se vetëm 90 minuta i ndajnë nga një kualifikim në gjysmëfinale ku do të përballen kundër Manchester City-t ose Bayern Munich, me djemtë e Pep Guardiola-s që kanë fituar 3-0 ndeshjen e parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco