Alegrit i vjen paralajmërimi i parë nga klubi

Alegrit i vjen paralajmërimi i parë nga klubi

15:28, 18/04/2023

Masimiliano Alegri ka humbur papritur timonin nga duart dhe Juventusi ka rrëshqitur në dy humbje radhazi në kampionat, në transfertë ndaj Lazio e Sasuolos, duke bërë që shpresat për t’iu afruar zonës së Ligës së Kampioneve të zbehen, aq më tepër pas hapave fals të skuadrave që qëndrojnë lart.

Dhe diçka e tillë nuk i ka pëlqyer aspak drejtuesve të rinj të bardhezinjve, të cilët ditën e djeshme mësohet se i kanë dhënë një paralajmërim të parë Alegrit që të rimarrë situatën në dorë, pasi presidenca e re kërkon që të fusë edhe një frymë të re.

Por nëse Alegri nuk arrin që t’i plotësojë atyre edhe objektivat minimalë, ndoshta është koha për t’u përshëndetur sërish dhe secili të marrë një rrugë tjetër, pasi kjo aktualja nuk është e denjë për Juven.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco