Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët protestojnë përpara parlamentit, policia blindon godinën

Mbrojtësi shqiptar përzgjidhet në formacionin e javës në Rumani

Mbrojtësi shqiptar përzgjidhet në formacionin e javës në Rumani

14:34, 18/04/2023

Mbrojtësi i majtë i Kombëtares shqiptare, Naser Aliji, është përshtatur më së miri te rumunët e Voluntarit, ku u transferua verën e kaluar dhe deri tani ka luajtur plot 29 ndeshje.

Aliji u bë protagonist në ndeshjen e fundit të skuadrës së tij, atë ndaj Craiovës, duke marrë pjesë në mënyrë vendimtare, në të tre golat e shënuar në barazimin 3-3 në transfertë.

Mbrojtësi shqiptar shënoi golin e parë për Voluntarin dhe asistoi dy të tjerët, duke ndihmuar skuadrën të marrë një pikë në këtë takim, teksa falë paraqitjes fantastike, u përfshi edhe në formacionin më të mirë të javës.

Aliji 29-vjeçar numëron 13 ndeshje me Kombëtaren shqiptare, por mungon në grumbullim që prej 2019-ës.

Gjithsesi fakti që po luan rregullisht dhe ka gjetur formën më të mirë në Rumani, mund të ndikojë që trajneri Sylvinho ta ketë në listën e tij për ndeshjet e ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco