Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para bashkisë së Tiranës

Formula 1, pista e Miamit kthehet në pishinë, rrezikohet Çmimi i Madh

Formula 1, pista e Miamit kthehet në pishinë, rrezikohet Çmimi i Madh

16:17, 14/04/2023

Miami është përfshirë nga përmbytje të mëdha si pasojë e shirave të dendur që kanë rënë së fundmi në këtë shtet. Kjo mund të pengojë zhvillimin normal të Formula 1, ku pritet që në 7 maj të mbahet Çmimi i Madh i SHBA. Moti i keq ditët e fundit në Florida ka përmbytur mjaft zona, përfshi edhe ato të Miamit, pikërisht aty ku pas një muaji do të zhvillohet gara.

Qarkullimi në këtë zonë është bërë i pamundur, teksa shumë rrugë janë mbyllur për të evituar probleme. Disa nga rrugët e mbyllura në zonën e stadiumit të famshëm janë ato ku do të kalojnë makinat e garës apo pranë pistës, ndaj situata nuk duket aspak e mirë.

Sipas mediave lokale, situata duket problematike pasi u bënë disa ditë radhazi që shiu bie me intensitet. Kjo ka penguar inxhinierët dhe punonjësit që të nisin përgatitjet e parashikuara për të bërë gati pistën qytetase. Një emergjencë që vjen më pak se një muaj para garës, ndërkohë që ka ende shumë punë për të bërë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco