Serie A/ Atalanta mposht Kremonezen dhe barazon Milanin në renditje

Serie A/ Atalanta mposht Kremonezen dhe barazon Milanin në renditje

18:07, 01/04/2023

Atalanta ka mposhtur në transfertë Kremonezen me rezultatin 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të Seria A.

Fillimisht sfida u zhbllokua nga bergamaskët me De Ron dhe në të 56′ Siofani barazoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Më pas Boga dhe Lukman shënuan edhe dy gola për Atalantën.

Me këtë fitore ekipi i Gasperinit ngjitet në vendin e 5-të me 48 pikë duke barazuar Milanin i cili do të përballet nesër me Napolin.

Kështu Atalanta mund të besojë për një vend në zonën Champions.

Me vetëm 1 fitore në 28 javë kampionat, duket e paevitueshme rënia nga kategoria për skuadrën e Cremoneses, që mbyll tabelën e klasifikimit me vetëm 12 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco