Bundesliga/ Union Berlin i bën presion kreut, Leverkusen i pandalshëm

Bundesliga/ Union Berlin i bën presion kreut, Leverkusen i pandalshëm

18:00, 01/04/2023

Union Berlin bën detyrën në shtëpi në Bundesligë, ndërkohë që vazhdon forma e mirë e Bayer Leverkusen.

Skuadra kryeqytetase mposhti 3-0 Stuttgartin e vendit të fundit. Ekipi mik rezistoi vetëm një pjesë.

Unioni nuk u përmbajt në fraksionin e dytë të takimit, duke shënuar me Sheraldo Becker, Kevin Behrens dhe Genki Haraguchi (autogol).

Suksesi i dytë radhazi shtëpiak dërgon skuadrën e Fischer në kuotën e 51 pikëve.

Me të njëjtin rezultat triumfoi edhe Bayer Leverkusen në fushën e Schalke 0-4.

Jeremie Frimpong, Florian Wirtz dhe Sardar Azmoun shënuan në pjesën e dytë, duke i dhuruar “Aspirinave” fitoren e katërt radhazi në kampionat.

Zona Champions League është 7 pikë larg për skuadrën e Xabi Alonsos.

Ndërkohë, Schalke 0-4 rikthehet te humbja pas 8 javësh.

Barazim 2-2 mes Wolfsburgut dhe Augsburgut, përballje ku Mërgim Berisha realizoi golin e dytë për miqtë, i nënti sezonal në Bundesligë.

Freiburg ngeci në një barazim 1-1 përballë Hertha Berlin.

Mainz ishte befasia e madhe, pasi fitoi 0-3 në fushën e Leipzigut (Ingvartsen, Ajorque, Kohr).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco