Superliga e Kosovës/ Ballkani rikthehet në krye të renditjes, Prishtina bën ‘poker’

Superliga e Kosovës/ Ballkani rikthehet në krye të renditjes, Prishtina bën ‘poker’

17:39, 01/04/2023

Ballkani merr tri pikë të rëndësishme në ndeshjen e raundit të 27-të të Superligës së Kosovës, ku përballë kishte Gjilanin, duke u rikthyer në krye të renditje.

Kampionët në fuqi të Kosovës fituan me rezultatin 2-0 në Suharekë këtë të shtunë, me sfidën që u zhbllokua në minutën e 19’ nga Korenica.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të vendasve, ndërsa u desh minuta e 66’ e lojës që Rrahmani të shënonte golin e sigurisë dhe  të vuloste rezultatin e këtij takimi.

Pas javës së 27-të Ballkani ngjitet në krye të renditjes me 54 pikë, dy më shumë se Drita e vendit të dytë, por me këta të fundit që kanë një ndeshje më pak, teksa Gjilani qëndron në vend të tretë me 40 pikë.

Llapi merr fitoren minimale 1-0 ndaj Malishevës në shtëpi, me golin që u gjet vetëm pas 79 minutave lojë.

Ishte Rivera ai që goditi rrjetën duke u dhënë fitoren dhe tri pikët vendasve.

Pas javës së 27-të të Superligës së Kosovës, Llapi renditet në vend të pestë me 36 pikë, teksa Malisheva në vend të shtatë me 29 pikë.

Sfida e tretë që u zhvillua këtë të shtunë, ajo mes Prishtinës dhe Trepca 89’ solli plot 5 gola.

Kryeqytetasit triumfuan me përmbysje me rezultatin 4-1. Ishin miqtë ata që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, duke shënuar me Muja në minutën e 29’, për ta mbyllur pjesën e parë në avantazh.

Megjithatë në fraksionin e dytë Prishtina u tregua e pamëshirshme dhe realizoi plot katër gola, me Prapashtica që barazoi në minutën e 53’, më pas Pllana përmbysi në minutën e 57’, ndërsa po ai do të realizonte golin e tretë në minutën e 63’.

Në fund Shefiti vulosi gjithçka dhe bëri “poker” në minutën e 85’.

Pas këtij takimi Prishtina renditet në vend të katërt me 38 pikë, teksa Trepça 89 qëndron në vend të tetë me 29 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco