Florentino Perez gjen pasuesin e Carlo Ancelotti-t në krye të stolit të Real Madrid

Florentino Perez gjen pasuesin e Carlo Ancelotti-t në krye të stolit të Real Madrid

15:10, 01/04/2023

Carlo Ancelotti pritet të largohet në fundin e sezonit nga drejtimi i Real Madrid. Tekniku italian është numri një në listën e favoritëve të Federatës Braziliane të Futbollit për të marrë “timonin” e kombëtares Selecao dhe ta përgatisë drejt Botërorit të vitit 2026, ku synimi është titulli i gjashtë Botëror. Vetë Ancelotti nuk është shprehur qartë në lidhje me të ardhmen, ndaj presidenti i Los blancos, Florentino Perez kërkon të mos surprizohet në momentin e fundit.

Perez ka nisur nga puna për të identifikuar pasuesin e italianit te Real Madrid. I preferuari i spanjollëve është Mauricio Pochetino. Emri i ish-trajnerit të Tottenham dhe PSG, është lakuar shpeshherë tek Real Madrid, por duket se tashmë është koha e duhur që palët të nisin bashkëpunimin.

Nga Argjentina bëjnë të ditur se Pochetino e mirëpret një ofertë të Realit dhe pas më shumë se një sezoni si i “papunë” është i gatshëm të ushtrojë profesionin e tij, këtë herë në elitën spanjolle.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco