'Kriset' dashuria mes Realit dhe Modric, mesfushorit iu dha një ultimatum që do të tërbojë kroatët

'Kriset' dashuria mes Realit dhe Modric, mesfushorit iu dha një ultimatum që do të tërbojë kroatët

09:57, 01/04/2023

Aty ku ka tym, ka zjarr dhe kjo thënie ikonike mund të lidhet së fundmi me fundin e dashurisë mes Real Madridit dhe futbollistit dikur më të mirë në botë, Luka Modric.

E ardhmja e kombëtares kroate është diskutuar prej muajsh, por nuk ka progres në marrëveshje. Përkundrazi, nuk duket se Modric dhe Real do ta zgjasin bashkëpunimin midis tyre.

Kontrata e Modric skadon në verë dhe kanë mbetur edhe dy muaj deri në fund të sezonit. Megjithatë, askush nga klubi nuk ka kontaktuar me mesfushorin kroat për të vazhduar bashkëpunimin. Katalanasja “Sport” thekson se Modric është i zemëruar me Real Madridin për këtë shkak.

Nga ana tjetër, drejtuesit e klubit madrilen janë të zemëruar me Modric , pasi ky i fundit në moshën 38-vjeçare ka luajtur 180 minutat për Kroacinë në dy ndeshjet eliminatore për Kampionatin Evropian dhe besojnë se ai nuk do të vijë fizikisht i gatshëm siç duhet për të luajtur për Realin.

Pikërisht për këtë, nëse duhet besuar mediat kroate, i dhanë një ultimatum edhe më herët dhe tani është sërish në fokus të publikut: “Nëse ende dëshiron të luajë për Real Madridin, Modric duhet të largohet nga kombëtarja kroate”.

"Marrëdhënia, e cila funksionoi shumë që nga ardhja e Modric në sezonin 2012/2013, ka filluar të krijojë distancë për shkak të vonesës së klubit në zgjidhjen e problemit me kontratën e re. Nuk ka asnjë kontakt mes palëve", shkruan Sport.

Në të njëjtën kohë, kroati dëshiron të qëndrojë te Real dhe këtë e ka deklaruar publikisht në disa raste, por ka edhe oferta të tjera. Nëse Reali nuk i ofron atij një kontratë të re së shpejti, ai mund të fillojë të mendojë për to.

"Modric është i mërzitur dhe ka arsyet e tij. Ai ka muaj që pret një telefonatë nga klubi për të diskutuar një kontratë të re dhe ndryshe nga disa bashkëlojtarë si Benzema, Kroos, Nacho apo Asensi, nuk ka asnjë lajm", shtoi Sport.

Në të njëjtën kohë, mediat spanjolle shkruajnë se Reali dëshiron të forcojë më tej mesfushën duke sjellë Jude Bellingham, çka mund të nënkuptojë se Modric nuk do t'i ofrohet kontratë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco